Isnik Alimi, protagonisti kryesor në Jerevan

Isnik Alimi, protagonisti kryesor në Jerevan

Isnik Alimi ishte protagonist kryesor në fitoren e Maqedonisë ndaj Aremnisë në Jerevan me rezultat 2-0. Alimi ishte asistues në golin e pare të shënuar nga Bojan Miovski, ndërsa realizoi golin e dytë pas asistimit nga Ezgjan Alioski.

Epitetin e lojtarit të ndeshjes në Jerevan e ka konfirmuar edhe faqja e specializuar “Sofascore” e cila e ka vlerësuar me notën 8.8 dhe e ka shpallur lojtarin e ndeshjes. Alimi ishte në terrenin e stadiumit kombëtar në Jerevan plot 90 minuta, duke prodhuar 33 pasime të saktë nga 41 në përgjithësi. Ndërkohë ishte futbollisti kyç në dy golat e fitores që vendosën takimin në Jerevan.

Sipas “Sofascore”, Isnik Alimi ka fituar 11 nga 16 duelet ndaj futbollistëve të Armenisë, ndërsa ndaj tij ka pasur 7 ndërhyrje të palejuara. Poashtu në “CV” e Isnik Alimit janë edhe 3 driblime të suksesshme në mesfushë.

MARKETING