Isnik Alimi: Nuk e prisja ftesën, i kënaqur me fitoren dhe debutimin

Isnik Alimi: Nuk e prisja ftesën, i kënaqur me fitoren dhe debutimin

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll i ka mbyllur ndeshjet eliminatore të muajit shtator me fitore, ku pas barazimit me Italinë, triumfoi ndaj Maltës në transfertë me rezultat 2:0. Dy golat e Elif Elmasit dhe Jovan Manevit ishin të mjaftueshëm për fitore dhe tre pikë të Maqedonisë ndaj Maltës. Njëri nga reprezentuesit e ri, i ftuar për herë të parë për këto dy ndeshje, Isnik Alimi ka komentuar ndeshjen ndaj Maltës, të cilën e luajti nga minuta e parë.

Isnik Alimi, reprezentues i Maqedonisë
“Përshtypjet janë shumë të mira. Nuk e prisnim, sidomos në pjesën e parë që të shënojmë dy gola kaq të shpejtë, por bravo ekipit. Me punë dhe koncentrim e filluam mirë ndeshjen dhe shumë shpejtë i gjetëm dy golat. Kjo ishte shumë e rëndësishme , sepse edhe fizikisht kishim shpenzue, para dy ditëve me Italinë dmth kjo ishte një ndihmë shumë e madhe , me i gjetë dy golat e shpejtë”. 

Strugani është ndalur për të folur edhe për ftesën e tij te Maqedonia. Alimi edhe në takimin me Italinë u aktivizua në pjesën e dytë, ku në fund barazuan 1:1.

Isnik Alimi, reprezentues i Maqedonisë
“Nuk e kam prit ftesën dhe kur e kam marë ka qenë një kënaqësi e madhe për mua dhe kam ardh me shumë kënaqësi dhe djemtë, stafi me kanë prit sa më mirë dhe më kanë bërë shumë më lehtë ardhjen time. Ndeshja me Italinë, sidomos, ishte shumë pozitive dhe rezultati ishte shumë pozitiv dhe ato minutat që luajta super, ishin ekstra, sa nuk arrijë ta përshkruajë. Por sot ishte më e veçantë se ishte hera e parë që luajë prej fillimi edhe me fitore dhe ishin 3 pikë shumë të rëndësishme për ne dhe ishte shumë ndihmë e madhe me i gjetë golat shpejt.   

Maqedonia e Veriut me këtë triumf, shkon në konton e 7 pikëve në grupin C eliminatorë, aty ku të njejtat pikë i kanë edhe Ukraina e Italia që renditen para saj.

Ndeshjen e radhës në kuadër të këtyre eliminatoreve, përfaqësuesja e vendit e luan me 14 tetor ndaj Ukrainës në transfertë. Nga Malta për televizionin Shenja, Aziz Sahiti.

Gazetar: Aziz Sahiti  

MARKETING