Isnik Alimi: Ndaj Lihteshtajnit duhet të fitojmë, tre pikët janë të rëndësishme për ne

Isnik Alimi: Ndaj Lihteshtajnit duhet të fitojmë, tre pikët janë të rëndësishme për ne

Përfaqësuesja e Maqedonisë në qendrën stërvitore “Petar Miloshevski” vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Lihtenshtejnit që do të luhet të dielën në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Reprezentuesi, Isnik Alimi, beson se tre pikët në ndeshjen kualifikuese kundër Lihtenshtejnit janë më të rëndësishmet, pavarësisht nëse është 1:0, 3:0 apo 5:0 për ne. Mesfushori thotë se po analizohen gabimet nga ndeshja e fundit miqësore me Arabinë Saudite.

“Normalisht, kur humbet ndeshja nuk është mirë. Arabia Saudite është një ekip i mirë dhe ne filluam me disa lojtarë të rinj në formacionin titullar. Ishte një provë e mirë për ne, për të parë se sa larg jemi dhe duhet të analizojmë se çfarë shkoi keq në mënyrë që të mos ndodhë përsëri në ndeshjet e ardhshme. Tani çdo ekip kombëtar është serioz, por me Lihtenshtajnin duhet të fitojmë, nuk ka rëndësi nëse është 1:0, 3:0 apo 5:0, gjëja më e rëndësishme është ti fitojmë pikët në Shkup. Ky është qëllimi ynë për këtë ndeshje”, ka thënë Isnik Alimi.

MARKETING