Isnik Alimi do të mungoj për dy ndeshjet e Maqedonisë në Antalia

Isnik Alimi do të mungoj për dy ndeshjet e Maqedonisë në Antalia

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll këtë muaj do ti luaj dy ndeshje miqësore ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi në Antalia të Turqisë.

Përveç Arijan Ademit që nuk do të ketë pjesë e ekipit përfaqësues në të ardhmen, seleksionuesi Bllagoja Milevski nuk do të mund të llogaritë as në shërbimet e mesfushorit tjetër shqiptar, Isnik Alimi për këto dy ndeshje.

Alimi ka pësuar një lëndim me skuadrën e tij Sepsi në Rumani dhe është fazë rekuprimi dhe i njejti nuk do të mund të jetë në dispozicionin e Milevskit në Antalia.

Siç mëson portali “Sportmania”, Isnik Alimi do të rikthehet në fushat e futbollit në muajin prill dhe për ndeshjet e qershorit do të jetë i gatshëm për të luajtur edhe me Maqedoninë.

Kujtojmë se Maqedonia ndeshjen e parë ndaj Moldavisë në tokën turke e luan me 22 mars dhe tre ditë më vonë përballet me Malin e Zi.

MARKETING