Ishte i nervozuar me lojtarët, trajneri i Milanit theu televizorin në zhveshtore pas pjesës së parë

Ishte i nervozuar me lojtarët, trajneri i Milanit theu televizorin në zhveshtore pas pjesës së parë

Zlatan Ibrahimovic zbuloi se Sergio Conceiçao ka thyer një televizor brenda dhomës së zhveshjes së Milanit gjatë Superkupës së Italisë.

Gazzetta Dello Sport raporton se kjo ka ndodhur gjatë pushimit të pjesës së parë të gjysmëfinales kundër Juventusit.

Conceicao ka pasur një ndikim të menjëhershëm në Milanello. Në dy ndeshjet e tij të para në krye, ai mundi rivalët Juventus dhe Inter dhe fitoi Superkupën e Italisë.
Gjatë fjalimit të tij në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes së së hënës, këshilltari i RedBird, Ibrahimovic tha se Conceicao kishte thyer një televizor brenda dhomës së zhveshjes. Gazzetta zbuloi se kjo ka ndodhur gjatë pjesës së parë të ndeshjes së Juventusit. Trajneri ishte i nervozuar nga performanca e pjesës së parë kundër Bianconerëve dhe u sigurua që lojtarët të dhuronin maksimumin.

MARKETING