Ishte duke ngrënë! Shkupjani e sulmon fizikisht dhe e ngulfat për vdekje gjyshen e tij

Ishte duke ngrënë! Shkupjani e sulmon fizikisht dhe e ngulfat për vdekje gjyshen e tij

Prokuroria ka ngritur aktpadi kundër 28 vjeçarit nga Shkupi për veprën penale vrasje.
Sipas njoftimit, përcjell SHENJA, më 18 janar, në shtëpinë familjare në bulevardin “Vidoe Smilevski Bato” në Shkup, me qëllim e ka mbytur gjyshen e tij.
Përderisa viktima ka qenë duke ngrënë, ai e ka sulmuar, ka filluar ta godas në kokë dhe trup dhe më pas e ka ngulfatur.
Prokurori publik deri tek Gjykata Themelore e Shkupit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së caktuar të paraburgimit për të akuzuarin.

MARKETING