ISHT: Vendimi për fiksimin e çmimeve të frutave dhe perimeve është duke u respektuar

ISHT: Vendimi për fiksimin e çmimeve të frutave dhe perimeve është duke u respektuar

Vendimi i Qeverisë për fiksimin e çmimeve të domateve, trangujve, qepëve, lulelakrës, specave të gjelbër të freskët, thjerëzës, bananeve, portokajve, mandarinave dhe limonëve, është duke u respektuar, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut, pas kontrolleve të kryera në dyqanet dhe marketet në vend.

Inspektorët sot i kanë kryer mbi 250 kontrolle dhe mbikëqyrje dhe i kanë vërejtur vetëm dy shkelje, për çka shtesë do të jepen urdhëresa pagesore sanksionuese.

Nga kontrollet është konstatuar se produktet shiten me çmime në pajtim me vendimin e Qeverisë dhe janë në dispozicion në dyqanet dhe marketet në vend. Inspektorët edhe më tej janë në terren dhe vazhdojnë me kontrollet, kumtuan nga ISHT.

MARKETING