ISHP me masa urgjente për situatën me mbeturinat në Shkup

ISHP me masa urgjente për situatën me mbeturinat në Shkup
Ministria e Shëndetësisë informoi për rekomandimet dhe masat e miratuara nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP) në lidhje me situatën aktuale të mbeturinave në Shkup.
Rekomandime për qytetarët:
  • Të ruhet higjiena personale (përdorimi i dorezave, maskave, larja e duarve dhe përdorimi i dezinfektuesit për duar pas hedhjes së mbeturinave);
  • Hedhja e mbeturinave të bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme (në kontejnerë, mbeturinat e mëdha në mënyrë të përshtatshme dhe jo brenda kontejnerëve, etj.);
  • Kujdes gjatë trajtimit, ndarjes, grumbullimit dhe hedhjes së mbeturinave;
  • Të mbyllen kapakët e kontejnerëve pas hedhjes së mbeturinave;
  • – Të shmanget kontakti fizik i pambrojtur me mbeturinat;
  • Të shmanget uji i ndenjur dhe lëngu që del nga mbeturinat;
  • Kujdes gjatë shëtitjes me kafshët shtëpiake, për të mos i lejuar të vijnë në kontakt me mbeturinat apo me lëngun që del prej tyre;
  • Të mos hidhen mbeturina jashtë vendeve të shënuara për grumbullim;
  • Të mos hidhen mbeturina në deponi të paligjshme;
  • Të sigurohet mbrojtja dhe ulja e ekspozimit të dëmshëm për të gjithë punonjësit që janë në kontakt me mbeturinat (me pajisje për mbrojtje personale).
MASA të menjëhershme, urgjente dhe afatshkurtra
  • Heqje urgjente dhe të menjëhershme të mbeturinave të grumbulluara dhe të shpërndara brenda dhe jashtë kontejnerëve, duke përdorur të gjitha burimet teknike, njerëzore dhe financiare të disponueshme;
  • Mobilizim i menjëhershëm për grumbullimin dhe heqjen e grumbujve të mbeturinave në zonat më të ekspozuara; prioritet të kenë spitalet, shtëpitë e të moshuarve, shkollat fillore dhe të mesme, parqet dhe terrenet e lojërave për fëmijë;
  • Larje, deratizim, dezinfektim dhe dezinsektim urgjent dhe i jashtëzakonshëm i vendeve ku ka mbeturina të shpërndara dhe i kontejnerëve;
  • Në rastet kur kjo nuk është e mundur, të vendosen barriera të përkohshme fizike (rrjeta) për të penguar qasjen e brejtësve dhe kafshëve endacake;
  • Zhvendosje e kontejnerëve – më larg shtigjeve të shpeshta të lëvizjes së njerëzve, sidomos larg terreneve të lojërave për fëmijë, shkollave, çerdheve dhe institucioneve shëndetësore;
  • Transport dhe zbrazje e rregullt e kontejnerëve (minimumi një herë në ditë në pjesët më të dendura të qytetit);
  • Mbyllje e detyrueshme e kapakëve të kontejnerëve;
  • Blerje urgjente e pajisjeve të nevojshme, veçanërisht e numrit të mjaftueshëm të kontejnerëve dhe mjeteve të mekanizuara për pastrim të vazhdueshëm;
  • Mbrojtje dhe ulje e ekspozimit të dëmshëm për të gjithë punonjësit që janë në kontakt me mbeturinat (pajisje për mbrojtje personale), përfshirë edhe vaksinimin e detyrueshëm; trajnime për trajtim të sigurt të mbeturinave dhe raportim të lëndimeve;
  • Mbikëqyrje intensive e sëmundjeve infektive: raportim i shtuar me hetim epidemiologjik (me fokus në diarretë, rastet e leptospirozës, pacientët e hospitalizuar me zoonoza dhe sëmundje të ngjashme);
  • Edukim i popullatës për rreziqet shëndetësore që lidhen me këtë problem dhe për njohjen e simptomave të mundshme;
  • Komunikim publik me paralajmërime dhe këshilla praktike për qytetarët (për higjienën personale dhe kolektive, ruajtjen e ushqimit, shmangien e ujit të ndenjur, shmangien e kontaktit fizik me mbeturinat ose me lëngjet e tyre, si dhe mënyrën e raportimit të deponive të paligjshme).
Masa afatgjata
  • Zhvillimi i një sistemi të integruar për menaxhimin e mbeturinave komunale (heqje e rregullt, furnizim i përkohshëm dhe i mjaftueshëm me pajisje, kontejnerë dhe mekanizëm pastrimi);
  • Zbatimi i sistemit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta përmes reduktimit, ripërdorimit, riciklimit dhe rigjenerimit;
  • Edukim i vazhdueshëm i popullatës për ndarjen primare të mbeturinave, së paku në organike dhe joorganike, dhe hedhjen e ndërgjegjshme të tyre (në kontejnerë, mbeturinat e mëdha në mënyrë të përshtatshme e jo brenda kontejnerëve, etj.);
  • Zhvillimi i programeve edukative për qytetarët dhe përfshirja e bashkësive lokale në zgjidhjen e problemit (për shembull, përmes mekanizmave shpërblyes për ndarjen apo shitjen e mbeturinave për riciklim);
  • Zbatimi i politikave kontrolluese dhe rregullatore – ndëshkime për hedhjen e pandërgjegjshme të mbeturinave, inspektime të shpeshta lokale, si dhe programe për pastrimin e rregullt të hapësirave publike dhe rrugëve (fillimisht heqje mekanike e mbeturinave me fshirje, pastaj larje).

MARKETING