ISHP: Gjashtë raste të reja me Kovid-19, ekziston rrezik nga rritja e aktivitetit të virusit
Gjashtë raste të reja pozitive në Kovid-19 janë evidentuar prej 6 deri më 12 janar.
Nga dy raste janë regjistruar në Kumanovë dhe Strumicë, nga një në Shkup dhe Kërçovë, tregojnë të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuara sot.
Pesë persona nga rastet e reja ishin të moshës mbi 60 vjet. Një rast ishte regjistruar nga grupmosha prej 40 deri 49 vjet.
Gjatë vitit 2025, ndërsa deri më 12 janar, ishin regjistruar gjithsej 11 persona të sëmurë.
Nga ISHP bëjnë të ditur se shkalla e ulët e transmetimit të Sars-kov-2, njoftimi i ulur dhe numri i vogël i mostrave për testim përmes sistemeve sentitel, kanë ndikim ndaj aftësisë që saktë të vlerësohet situata epidemiologjike.
“Popullata e BE/EEA në përgjithësi ka nivel të dukshëm të imunitetit hibrid – infektim paraprak plus vaksinim – dozë përforcuese, që ofron mbrojtje nga sëmundja e vështirë. Personat e moshës mbi 60 vjet janë me rrezik më të madh të sëmundjes së vështirë. Hospitalizimet e personave me Kovid-19 të konfirmuar, pranimet në kujdes intensiv dhe rastet e vdekjes mbeten në nivel të ulët në vendet e BE/EEA. Këto të dhëna në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk janë në dispozicion”, theksojnë nga ISHP.
Edhe pse numri i të sëmurëve nga Kovid-19 në nivel javor është i vogël, siç shtohet, duke pasur parasysh atë se po vijon periudha e qarkullimit të rritur të viruseve të frymëmarrjes në hemisferën veriore, ekziston rrezik që aktiviteti i Sars – kov-2 të rritet, “që e thekson nevojën e vazhdueshme nga mbikëqyrja – në mënyrë epidemiologjike dhe virusale, në nivel kombëtar dhe rajonal”.