ISHP: 874 raste të gripit, fëmijët më të prekurit

ISHP: 874 raste të gripit, fëmijët më të prekurit

Gjatë javës së katërt të vitit 2023 (23-29 janar 2023), në Maqedoni janë raportuar 874 raste të sëmundjeve të ngjashme me gripin, kjo është për 23,0% më pak krahasuar me javën e kaluar, kanë njoftuar nga Institutit për Shëndet Publik, transmeton SHENJA.
Numri i të regjistruarve këtë javë krahasuar me javën e 4-të të sezonit të kaluar është rritur 3.5 herë.
Gjatë javës së katërt raportuese, në laboratorin virologjik të ISHP RMV kanë mbërritur 226 materiale nga survejimi rutinë për testime laboratorike, të testuara njëkohësisht për grip dhe COVID-19.
Incidenca e raportuar është mbi kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, për të katërtën javë radhazi, pra është tejkaluar pragu i hyrjes epidemiologjike në sezonin e gripit.
Për sa i përket moshës, 525 persona janë të moshës 15-64 vjeç, 131 janë të regjistruar te personat mbi 65 vjeç, 110 janë regjistruar te fëmijët 5-14 vjeç dhe 108 persona nga 0-4 vjeç.
Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-4 vjeç.

MARKETING