Ish-presidenti Ivanov do ta këshillojë ministrin Mucunski

Ish-presidenti Gjorge Ivanov do ta këshillojë dhe ndihmojë ministrin e Jashtëm Timço Muçunski në fushën e diplomacisë kulturore dhe afirmimit të identitetit maqedonas jashtë vendit. Mucunski njoftoi në Facebook se sot u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Aleancës Ndërkombëtare të Qytetërimeve, të përfaqësuar nga ish-Presidenti Ivanov.
MARKETING
Qëllimi i memorandumit është të promovojë dhe pasurojë bashkëpunimin midis dy palëve në fushën e diplomacisë publike, zhvillimin e diplomacisë kulturore dhe afirmimin e kulturës dhe identitetit maqedonas jashtë vendit.
Ish- presidenti Gjorge Ivanov, gjatë kohës sa ishte president i Maqedonisë shquhej për diplomacinë jo të suksesshme. Ivanov nuk pati marrëdhënie të mira me bashkësinë ndërkombëtare, zbatoi politika antishqiptare dhe mori vendime kundër rendit juridik dhe kushtetues.