Ish-oficeri i KGB-së: Putin ka frikë se mos helmohet mes luftës për pushtet në Kremlin
Vladimir Putin ka frikë se mund të helmohet, ka pohuar një ish-oficer i KGB-së.
Në një intervistë me kryeredaktorin e gazetës ukrainase Gordon, Yuriy Shvets, i cili tani jeton në SHBA, tha se ndërsa përdorimi i helmeve kishte lulëzuar nën udhëheqjen e presidentit rus, ai tani ka frikë se ato mund të përdoreshin kundër tij.
Ai gjithashtu tha se numri i njerëzve tek të cilët udhëheqësi i Kremlinit mund të mbështetej tani ishte “shumë i ngushtë”, raporton skynews.
“Unë mendoj se ky izolim nuk lidhet me rrezikun e gripit apo shpërthimeve të reja të rasteve me COVID-19. Duket se ai ka frikë për jetën e tij. Ka një luftë rreth tij”, tha ai.
“Është një burim tensioni të jashtëzakonshëm për të. Ai ka frikë”, shtoi Shvets.
Me gjithë frikën e një helmimi të mundshëm, Shvets theksoi se aktualisht askush në Kremlin nuk po përpiqet ta rrëzojë Putinin, duke shtuar se “ata që mund ta pasojnë presidentin rus, janë edhe më të rrezikshëm”.
Shvets vuri në dukje Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Federatës Ruse në prag të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini dhe shtoi se “Epo, e patë kush ishte atje. Ata janë minj. Prandaj, nuk shoh mes tyre ata që do të përpiqeshin ta bënin këtë”.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/