Ish lojtar i njohur e harron Beogradin: Është nder i madh për Shqipërinë!
![Ish lojtar i njohur e harron Beogradin: Është nder i madh për Shqipërinë!](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2025/02/lila.jpg)
Andi Lila dikur konsiderohej si hero kombëtar pasi e mbrojti me krejt qenien e tij flamurin Autochthonous në atë ndeshjen e famshme të Beogradin në vitin 2014.
Mirëpo, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare duket se e ka harruar atë natë tmerri që e përjetoi bashkë me shokët në zemër të Serbisë.
Tash, mbrojtësi i djathtë i dikurshëm i ka habitur të gjithë me përkrahjen që ia dha Shqipërisë për ta organizuar bashkërisht me Serbinë Kampionatin Evropian për grupmoshat U-21 në vitin 2027.
Shqiptarët në përgjithësi dolën kundër këtij propozimi duke e pasur parasysh të kaluarën mes popujve dhe padrejtësive që iu bënë shqiptarëve nga serbët.
E Lila, i cili është ambasador i FSHF-së për Evropianin U-21, e konsideroi si një arritje të madhe organizimin e këtij evenimenti.
“Është nder i madh për FSHF-në dhe për Shqipërinë që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Euro U21 2027”, deklaroi Lila.
Për këtë veprim, ish-futbollisti i Parmës ka marrë kritika të ashpra nga komentuesit në rrjetet sociale..