Ish-kreu i Këshillit të BE-së akuzon von der Leyenin për stil “autoritar” të udhëheqjes

Ish-kreu i Këshillit të BE-së akuzon von der Leyenin për stil “autoritar” të udhëheqjes

Ish-presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka kritikuar ashpër presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke e përshkruar marrëdhënien e tyre të punës si “jashtëzakonisht të vështirë” gjatë mandatit të përbashkët të tyre 2019-2024, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për The Brussels Times, Michel tha se

“Kurrë më parë nuk kam hasur një nivel kaq të lartë vështirësie në bashkëpunim me një koleg”, tha Michel, duke shtuar se përpjekjet për të vendosur takime të rregullta koordinimi me von der Leyen ishin “refuzuar sistematikisht”.

Duke folur në një intervistë për The Brussels Times, Michel shmangu komentet mbi tiparet personale. Ai kritikoi stilin e saj të udhëheqjes, duke e cilësuar “autoritar” dhe duke akuzuar Komisionin Evropian për anashkalimin e mekanizmave institucional të kontrollit dhe balancës.

“Ka një qeverisje super autoritare. Komisarët nuk kanë më asnjë rol”, tha Michel.

Duke reflektuar mbi dinamikat e brendshme të BE-së, ai rikujtoi edhe incidentin e vitit 2021 në Ankara, ku von der Leyen u ul në një divan gjatë një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ndërsa vetë Michel u ul në një karrige.

Ai mbrojti mënyrën se si e trajtoi situatën, duke theksuar se “protokolli u respektua plotësisht” dhe akuzoi Komisionin Evropian se e përdori incidentin për të zgjeruar ndikimin e tij institucional.

“Të gjithë e dinë dhe e kanë parë se si Komisioni EVropian vendosi ta instrumentalizojë këtë incident për të marrë më shumë pushtet institucional dhe për t’u përfshirë në çështje që nuk janë përgjegjësi e tij”, tha Michel.

Michel gjithashtu kritikoi agjendën politike të von der Leyen, duke argumentuar se nuk është bërë progres i mjaftueshëm në forcimin e tregut të përbashkët të BE-së, tregjeve financiare dhe mbrojtjes.

“Në këtë fushë, rezultati është zero dhe kjo është një tragjedi”, shtoi ai.

Ai gjithashtu bëri thirrje për një qëndrim më të fortë të BE-së ndaj SHBA-së, duke shtuar se blloku evropian duhej të kishte reaguar më ashpër ndaj sanksioneve që synonin ish-komisarin evropian, Thierry Breton.

“E shoh si shenjë dobësie. Nëse do të isha lider i BE-së sot, do të propozoja reagim. Nëse nuk reagojmë, ne e pranojmë këtë poshtërim”, tha Michel.

MARKETING