Ish-avokatit të shtetit Fehmi Stafas i zgjatet paraburgimi për 30 ditë

Ish-avokatit të shtetit Fehmi Stafas i zgjatet paraburgimi për 30 ditë

Ish-avokati i shtetit, Fehmi Stafa, që po hetohet për marrje ryshfeti, do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë të tjera. Vendimi u mor nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Stafa u arrestua më 13 dhjetor të vitit të kaluar, pasi prokuroria dyshon se ka marrë 50,000 euro për të ndikuar tek një gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkup, për një rast që lidhej me klientin që ai përfaqësonte.

Prokuroria thotë se qëllimi ishte të ndikonte në një vendim zyrtar që nuk duhej të kryhej.

MARKETING