Iseni: Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Analisti politik Xhenur Iseni, i ftuar sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, ka vlerësuar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Sipas mendimit tim, vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Vetë narrativa për referendum, në një farë mënyre, nënkupton një fshirje nga harta politike që nuk ka ndodhur,” deklaroi Iseni.
Ai kujtoi se në 20 vitet e fundit, BDI-ja shpesh ka përdorur si argument faktin se do të rikthehet në pushtet, dhe se votuesit shqiptarë zakonisht kanë prirje të mbështesin në zgjedhjet lokale ato parti që janë aktualisht në pushtet.
“Edhe këtë herë ka ndodhur e njëjta gjë,” përfundoi Iseni. /SHENJA/

