Iseni: Pa Ali Ahmetin BDI do të copëtohet edhe më shumë, BDI-së i duhen reforma radikale dhe jo kozmetike
Analisti politik Xhenur Iseni ka deklaruar se BDI në kongresin e ardhshëm i nevojiten reforma të thella dhe se për dallim nga e kaluara kur reformat janë bërë sa për të thënë se kanë bërë, ajo e ka justifikuar veten me fitoret, por se tani këtë komoditet nuk e ka.
“Në BDI nevojiten reforma radikale, rrënjësore, jam edhe unë i asaj se zotëri Ahmeti duhet të mbetet kryetar i asaj partie nëse dëshirojnë të ekzistojë BDI si logo si parti si emblemë të shqiptarët, sepse pa atë në krye BDI do të copëtohej edhe më shumë. Këtë jam më se i bindur,. Duhen reforma radikale dhe jo vetëm reforma kozmetike, me makijazh”, deklaroi Iseni, në emisionin “Debat në Shenja”.
Ai tha se disa eksponentë të cilët janë në kryesi të BDI-së koha ju ka mbaruar që nga koha kur janë publikuar “bombat” e Zaevit.

