Iseni: Dimitrievski fiton në Kumanovë me apo pa përkrahjen e VLEN-it
Analisti politik Xhenur Iseni sonte në emisionin “Debat në SHENJA” ka komentuar garën zgjedhore në Kumanovë, duke vlerësuar se kandidati Maksim Dimitrievski do të sigurojë fitore pavarësisht qëndrimit të koalicionit VLEN.
“Me apo pa përkrahjen e VLEN, Maksim Dimitrievski fiton në Kumanovë. Kam qenë ithtar që ndonjë parti politike ta mbështesë politikisht. Duke pasur parasysh se ZNAM, si parti minore, disa herë ka qenë e zëshme në parlament me tema të ndjeshme që kanë bërë paksa zhurmë. Me këtë përkrahje, Izet Mexhiti disa ia mbyll gojën dhe i thotë: ‘Unë të kam mbështetur, ndaj ti nuk bën të hysh në ato budallaki politike, sepse duhet fuqia e ZNAM-it’,” deklaroi Iseni.

