Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Irak

Irani sulmon bazat amerikane në Katar dhe Irak

Irani filloi një operacion ushtarak kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak, transmeton Anadolu.

MARKETING

Televizioni shtetëror iranian IRIB raportoi se sulmi i quajtur “Lajm i Mirë i Fitores” (Bashayer Al-Fath), kishte për qëllim bazën amerikane “Al-Udeid” në Katar.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA njoftoi se një sulm me raketa është kryer edhe ndaj një baze amerikane në Irak.

Mediat izraelite pretendojnë se sulmi i nisur nga Irani kishte për qëllim bazat amerikane në katër vende të ndryshme të Gjirit.

Nga SHBA-ja nuk është bërë ende një deklaratë për këtë çështje.0

MARKETING