Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në, jo Katarin

Irani: Sulmi kishte për qëllim SHBA-në, jo Katarin

Irani ka deklaruar se sulmi i ndërmarrë së fundmi kishte për qëllim objektivat amerikane dhe jo Katarin.

MARKETING

Në një deklaratë zyrtare, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit tha se sulmi “shkatërroi” bazën ajrore amerikane në Katar, por nuk përbënte asnjë rrezik për Katarin apo popullin e tij.

Deklarata, e cituar nga mediat shtetërore iraniane, nënvizon se “numri i raketave të përdorura ishte i njëjtë me numrin e bombave që SHBA kishte përdorur mbi tre objekte bërthamore iraniane”. Irani theksoi gjithashtu se mbetet i përkushtuar ndaj marrëdhënieve të ngrohta dhe historike me Katarin.

Ndërkohë, qeveria e Katarit ka njoftuar pak çaste më parë se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë kapur dhe neutralizuar të gjitha raketat iraniane.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog diplomatik mes palëve të përfshira.

Katari konfirmon sulmin në bazën Al Udeid të drejtuar nga SHBA-të, duke e quajtur atë një “shkelje flagrante” dhe thotë se rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt – shton se të gjitha raketat u kapën dhe nuk ka raportime për viktima, shkruan BBC.

Vendi ka mbyllur përkohësisht hapësirën e tij ajrore dhe qytetarët amerikanë dhe britanikë janë këshilluar të strehohen.

Në Uashington, Donald Trump dhe zyrtarët e mbrojtjes po mbajnë një takim të Dhomës së Situatave, dy ditë pasi SHBA-të nisën sulme masive kundër tre objekteve bërthamore brenda Iranit.

Kjo vjen ndërsa Izraeli ka synuar Teheranin me “forcë të paparë”, duke përfshirë sulme në “rrugët e hyrjes” në centralin bërthamor Fordo dhe burgun Evin.

MARKETING