Irani paralajmëron SHBA-në: Trump bixhozxhiu! Ju e nisët luftën, ne do e përfundojmë

Irani paralajmëron SHBA-në: Trump bixhozxhiu! Ju e nisët luftën, ne do e përfundojmë

Irani sapo ka lëshuar një paralajmërim tjetër kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku thuhet se SHBA-të do të përballen me një përgjigje ndaj sulmeve të tyre gjatë fundjavës.
Zëdhënësi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Ebrahim Zolfaghari, thotë se SHBA-të kanë hyrë drejtpërdrejt në luftë dhe kanë shkelur “tokën e shenjtë” të Iranit.
Ai tha se SHBA-të do të përballen me “pasoja të rënda, të paparashikueshme dhe për të ardhur keq” përmes “operacioneve të fuqishme dhe të synuara”.

MARKETING

Duke ju drejtuar Presidentit të SHBA-së në anglisht, Zolfaghari tha:

“Z. Trump, bixhozxhiu! Ju mund ta filloni këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë!”

MARKETING