Irani paralajmëron sërish sul’m me rak’eta mbi Izraelin: Vala e dytë do jetë më shkat’ërruese
Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit, deklaroi në televizionin shtetëror iranian se goditja me raketa ndaj Izraelit, ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike
“Qendrat dhe objektet ushtarake izraelite ishin objektivat tona, por sulmet mund të kishin çuar në goditjen e civilëve gjithashtu për shkak të llogaritjeve të gabuara”, tha ai, shkruan BBC.
Azizi thotë se nëse Izraeli “gabon sërish”, do të ketë një valë të dytë e cila do të jetë “madje edhe më shkatërruese”.
Ai shton se sipas vlerësimeve të Iranit, Izraeli “nuk mund të hakmerret” ndaj sulmit iranian.