Irani hedh poshtë pretendimet për vrasjen e Khameneit
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi të shtunën se lideri suprem Ali Khamenei dhe presidenti Masoud Pezeshkian janë të sigurt, duke hedhur poshtë pretendimet se ata janë vrarë në sulmet e ShBA-së dhe Izraelit.
Baghaei iu përgjigj pyetjeve në një intervistë për transmetuesin amerikan ABC News lidhur me gjendjen e Khameneit dhe Pezeshkianit, duke thënë se ata janë “shëndoshë e mirë”.
“Gjithçka po bëhet në përputhje me planet tona dhe forcat tona të armatosura po zhvillojnë veprimet e tyre mbrojtëse kundër këtij akti agresioni që ka vazhduar gjatë gjithë ditës”, tha ai.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pretendoi se kishte disa informacione se Khamenei ishte vrarë në këto sulme.

