Irani dhe Omani shqyrtojnë propozimin për një rrugë të përbashkët detare përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani dhe Omani shqyrtojnë propozimin për një rrugë të përbashkët detare përmes Ngushticës së Hormuzit

Omani dhe Irani diskutuan të martën një propozim për krijimin e një korridori të përkohshëm të përbashkët të transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Propozimi u ngrit gjatë një takimi në Teheran mes ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Al-Busaidi, dhe homologut të tij iranian, Abbas Araghchi, sipas një deklarate të përbashkët të publikuar nga të dyja vendet dhe të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit.

Në deklaratë thuhet se dy diplomatët zhvilluan diskutime “konstruktive” mbi zhvillimet lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një korridor i rëndësishëm detar për tregtinë globale dhe eksportet e energjisë.

MARKETING