iPhone më i hollë i të gjitha kohërave nuk po shitet shumë – Apple ndryshon strategji

iPhone më i hollë i të gjitha kohërave nuk po shitet shumë – Apple ndryshon strategji

Apple ishte e sigurt se ky do të ishte viti kur një telefon i mesëm do të ishte më i kërkuar.

Pasi provoi një mini-iPhone dhe më pas një version jo-Pro të Pro Max me çmim më të ulët, Apple hoqi dorë dy herë.

Por ky vit supozohej të ishte ndryshe falë iPhone-it ultra të hollë.

iPhone Air është iPhone më i hollë i të gjitha kohërave.

Një raport nga gazeta koreano-jugore The Elec zbulon se për shkak të kërkesës më të ulët se sa pritej, Apple po ul prodhimin e iPhone Air me 1 milion njësi.

Ndërsa shitjet e iPhone Air nuk ka shkuar sipas pritshmërive, tre modelet e tjera kanë tërhequr vëmendjen e konsumatorëve në një mënyrë që nuk e kemi parë prej kohësh.

Raportohet se Apple po e rrit prodhimin e iPhone 17 me dy milionë njësi. iPhone 17 Pro dhe iPhone 17 Pro Max supozohet se do të shohin rritje të prodhimit prej një milion dhe katër milionë njësive, përkatësisht.

 

MARKETING