Inzaghi përpara finales: E meritojmë Champions, kemi dhënë shumë

Inter është vetëm një hap larg suksesit, është vetëm një hap larg triumfit për herë të katërt në Champions League. Kjo është një sfidë speciale për Simone Inzaghi-n, pas 3 vitesh rikthehet sërish të luajë në një finale të Champions League. Tekniku zikaltër u shfaq i qetë dhe besim plotë, në sytë e tij ekipi ka fituar eksperiencë e duhur për të triumfuar në Champions, fundja eliminuan dy ekipe “big” si Bayern Munich dhe Barcelona:
“Jam mirë, kam një ndjesi të bukur. Të luash në një finale është një ëndërr, pas 2 vitesh jemi sërish këtu. Mendoj se ajo finale 2 vite më parë do të na ndihmojë për të përgatitur më mirë këtë takim. Të luaje këtu, në Mynih, të eliminoje një ekip si Bayern na dha forcë edhe për Barcelonën. Finalet janë të gjitha ndeshje teke, të tha, të paparashikueshme. Dy vite më parë ndaj Man.City dukej një sfidë pa histori, por ne mbase meritonim diçka më shumë.
Pse duhet të fitojmë ne? Për të gjithë rrugëtimin që kemi bërë, për atë që kemi dhënë, për faktin që e dëshirojmë kaq shumë.
E ardhmja ime? E vetmja gjë që mendoj është të luaj këtë finale. Jam mirë këtu, kam gjithçka që më duhet për të qenë i kënaqur”, u shpreh Inzaghi.