Inzaghi pëlqen Rodriguez, Interi në kërkim të një mbrojtësi të majtë

Inzaghi pëlqen Rodriguez, Interi në kërkim të një mbrojtësi të majtë

Interi vijon të mbetet në kërkim të një mbrojtësi të majtë, për të zëvendësuar kanadezin Tajon Buchanan, i cili do të mungojë deri në fund të vitit për shkak të një dëmtimi të rëndë.

Emri që është lakuar më së shumti orët e fundit ka qenë ai i zviceranit Ricardo Rodriguez, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme në Serinë A, pasi në të shkuarën ka luajtur me skuadra si Milan dhe në katër sezonet e fundit, Torino.

Menaxheri i mbrojtësit zviceran ka pranuar interesin e Interit për Rodrigeuz dhe ka zbuluar detaje nga takimi me Ausilion në fundjavën e kaluar.
“Kemi biseduar me Ausilion për Rodriguez. Drejtuesit e Interit, por edhe trajneri Inzaghi kanë vlerësim maksimal për të, megjithatë për momentin nuk ka një miratim nga ana e Oaktree.

Fondi amerikan është i prirur të investojë drejt emrave të rinj, por pavarësisht kësaj, negociatat mbeten të hapura”, u shpreh agjenti i Rodriguez, Haroon Masoodi.

Mbrojtësi që më 25 gusht do të festojë ditëlindjen e 32-të, është futbollist i lirë dhe ka marrë oferta nga klube të ndryshme në Europë, por destinacioni i tij i preferuar mbetet Italia, aty ku aktivizohet prej shumë vitesh.

MARKETING