Inzaghi: Nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit

Inzaghi: Nesër është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Interit

Interi do të kërkojë të mbrojë avantazhin 2-0 ndaj Milanit, të siguruar në ndeshjen e parë, për të siguruar biletën e parë për finalen e Ligës së Kampionëve, që do të luhet në Stamboll më 10 qershor.

Trajneri Simone Inzaghi doli në konferncën për shtyp, ku deklaroi se skuadra duhet të hyjë në fushë sikur ndeshja të jetë 0-0 dhe të luftojë fort për të siguruar finalen.

“Luajmë një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe duhet të futemi në fushë sikur gjithçka të jetë barazim 0-0. Duhet të japim gjithçka që t’ia dalim të mbajmë gjallë ëndrrën tonë. Kemi në dispozicion thuajse të gjithë lojtarët dhe Lukaku është në formë, por nuk besoj që mund të luajë tre ndeshje në 7 ditë. Megjithatë vlerësimet për formacionin i bëjmë nesër”, u shpreh tekniku zikaltër.

UEFA ka caktuar një arbitër francez për derbin e Milanos dhe ndonëse kuqezinjtë kanë plot 4 futbollistë francezë në ekip, kjo nuk e shqetson aspak Inzaghin.

“Nuk mendoj aspak për arbitrimin nesër, por për atë që ne duhet të bëjmë në fushë. Arbitri do të dijë të jetë propfesionist dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne, të përqendrohemi te loja jonë”, tha trajneri i Interit.

MARKETING