Inzaghi: Jam krenar për lojtarët e mi, e meritonim të arrinim në finale

Inzaghi: Jam krenar për lojtarët e mi, e meritonim të arrinim në finale

Simone Inzaghi ka thënë se Interi meritoi të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve pas fitores ndaj Barcelonës, teksa ka folur pas ndeshjes duke lavdëruar ekipin e tij për një paraqitje brilante.

Trajneri i ka çuar Nerazzurrët në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve në vetëm tre sezone, një arritje e jashtëzakonshme, veçanërisht duke pasur parasysh se buxheti i tyre ishte më i ulët se çdo ekip tjetër që u kualifikua për në çerekfinale.

Ishte një tjetër natë dramatike pas fitores 3-3 në Montjuic, pasi ata po udhëhiqnin 2-0 me Lautaro Martinez dhe një penallti nga Hakan Calhanoglu, por Barcelona e ktheu rezultatin për të udhëhequr 3-2 me Eric Garcia, Dani Olmo dhe Raphinha.

Francesco Acerbi detyroi ekipin të shkonte në minutat shtesë me golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve në moshën 37-vjeçare, pas të cilit Davide Frattesi shënoi në vazhdime për të siguruar fitoren me rezultat 4-3 dhe 7-6 në total.

“Duhet ta përgëzojmë edhe Barcelonën, sepse ata janë vërtet një kundërshtar i fortë”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

“Kërkohej një Inter super, kështu që i lavdëroj djemtë e mi për dy performancat e tyre të jashtëzakonshme gjatë dy ndeshjeve. Ishte e vetmja mënyrë për të arritur në finale, jam shumë krenar që jam trajneri i tyre, pasi ata dhanë gjithçka dhe ata që erdhën nga stoli kishin qëndrimin e duhur gjithashtu.”

“Ata duhet të shijojnë çdo moment para këtyre tifozëve, jemi vërtet të lumtur. Ata ishin shembullorë. U thashë lojtarëve të besonin, se mund të përpiqeshim ta kufizonim Barcelonën, edhe pse nuk ishte e lehtë për ta bërë. Ne kishim Lautaro, Dumfries dhe Frattesi të cilët nuk ishin 100 për qind në formë, kështu që na u desh të përdornim zemrat tona për të kapërcyer çdo pengesë”.

Interi është tani në finalen e dytë të Ligës së Kampionëve gjatë tre viteve të fundit, një rezultat i jashtëzakonshëm duke pasur parasysh se ata kishin buxhetin më të vogël nga të gjitha ekipet në tetë ekipet çerekfinaliste të turneut.

“Ne u përpoqëm të luanim me pikat tona të forta. Nuk ishim kurrë mendjemëdhenj, dhamë gjithçka nga vetja dhe e meritonim të arrinim në finale”, përfundoi trajneri i Interit.

Tani Interi do të përballet me Arsenalin ose me Paris Saint-Germainin në finalen e Ligës së Kampionëve në Mynih më 31 maj, me ndeshjen e parë të fituar nga francezët në udhëtim me rezultat 0-1. 

 

MARKETING