Inzaghi: Bayern Munich dhe Real Madridi favoritët kryesor për Ligën e Kampionëve

Simone Inzaghi ka dhënë një përditësim për situatën e Interit para ndeshjes ndaj Bayern Munichut në çerekfinale, duke pretenduar se gjermanët së bashku me Real Madridin janë favoritët kryesor për trofeun.
Ndeshja e parë do të luhet në ‘Allianz Arena’ të mërkurën me fillim nga ora 21:00.
‘Nerazzurrët’ u kualifikuan në mesin e tetë ekipeve më të mira pas rezultateve të shkëlqyera në fazën e grupeve dhe po shpresojnë t’i shkojnë deri në fund kësaj gare.
Kristjan Asllani është i suspenduar teksa Joaquin Correa nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve, por ka dyshime të mëdha për Alessandro Bastoni, Federico Dimarco dhe Hakan Calhanoglu.
“Për sa i përket Bastoni dhe Calhanoglu, ata u stërvitën me ekipin në mëngjes, kështu që duhet të vlerësohen, teksa Dimarco u stërvit i ndarë. Lautaro ishte paraparë të luante veteëm pjesën e parë në Parma, por luajti 70 minuta. Ai është mirë dhe besoj se do të luajë nesër”.
“Ne na është rikthyer Barella nga suspendimi, kemi humbur Asllanin, teksa Correa nuk është në listën e UEFA-s. Janë mungesat e zakonshme shkaku i lëndimeve – Zielinski, Dumfries dhe Taremi”.
Bayern Munichu gjithashtu po përballet me një krizë të madhe lëndimesh, pasi ata nuk do të llogarisin në emra si Jamal Musiala, Hiroki Ito, Manuel Neuer, Kingsley Coman, Dayot Upamecano, Alphonso Davies, Aleksandar Pavlovic.
“Ata janë një ekip me përvojë, ata kanë mungesa njësoj si Interi. Ata bëjnë presion shumë janë shumë intensivë dhe për shumë vite kanë shkuar larg në këtë garë”.
“Kështu që, së bashku me Real Madridin ata janë favoritët e mëdhenj për trofeun, por ne do të vijmë këtu për të luajtur një ndeshje të mirë”, ka thënë Inzaghi./Telegrafi/