Investim i ri i kompanisë turke Çagataj Kabllo në ZZHT Shkup, deri në 200 vende të reja pune

Investim i ri i kompanisë turke Çagataj Kabllo në ZZHT Shkup, deri në 200 vende të reja pune

Komapnia turke “Çagataj Kabllo” sot në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkup ka vendosur gur-themel në fabrikën e saj të re, në të cilën do të hapen deri në 200 vende të reja pune.

Investimi është gjashtë milionë euro, ndërsa objekti do të shtrihet në sipërfaqe prej 10 mijë metra katror.

Sipas kryeministrit hristian Mickoski, i cili ishte i pranishëm në vendosjen e gur-themelit të fabikës së re, ky investim i ri i “Çagataj Kabllo” është vërtetim se politikat qeveritare janë të mira dhe shtetit lëviz në drejtimin e duhur.

“Çdo fillimi i këtillë nuk është i mirë vetëm për kompanitë, por edhe për bashkësinë lokale, ekonominë nacionale dhe për të ardhmen e çdo të riu, që dëshiron të mbete këtu. Instalojmë edhe një besim themelor ekonomik, sinjal i qartë se kur institucionet janë të përkushtuara, suksesi vjen padyshim”, tha Mickoski.

MARKETING