Interi pretendon shumë për Asllanin, por mund të detyrohet ta huazojë

Interi pretendon shumë për Asllanin, por mund të detyrohet ta huazojë

E ardhmja e Kristjan Asllanit është kthyer në një enigmë të vërtetë. Mesfushori, i cili refuzoi Betis, ka dëshirë të qëndrojë në Itali. Gjithsesi, të gjitha mediat bashkohen në një pikë, nga Gol.com deri te Gazetta dello Sport.
Sipas asaj që shkruhet, problemi është se asnjë klub italian nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e Interit. Zikaltërit kërkojnë 18-20 milionë euro për të lënë të lirë shqiptarin, ndërsa për momentin klube si Fiorentina dhe Bologna hezitojnë të bëjnë diçka të tillë.
Arsyeja është fare e thjeshtë, shifra e kërkuar konsiderohet si mjaft e lartë, çka bën që diskutime të mos avancojnë.

Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshime, Interi do detyrohet të huazojë lojtarin, opsion ky që nuk duket shumë i preferuar në Milano. Kjo, pasi huazimi nuk do sillte zgjidhje përfundimtare të së ardhmes së lojtarit, pasi gjigandëve italianë do u duhej të merren sërish me këtë çështje në merkatot e ardhshme.

Pas 3 sezonesh në Milano, Kristjan Asllani e sheh veten në udhëkryq të vërtetë, me kohën e merkatos që po kalon dhe me gjërat që po vështirësohen në maksimum.
Në sezonin e fundit në Serie A, ai luajti 22 ndeshje, ku realizoi 2 gola dhe dhuroi 2 asiste. Që kur është transferuar në Milano, 23-vjeçari është aktivizuar në mbi 60 ndeshje.

MARKETING