Interi nuk i frikësohet Cityt, i dërgon mesazh: Shihemi atje!

Interi nuk i frikësohet Cityt, i dërgon mesazh: Shihemi atje!

Manchester City është finalisti i dytë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

“Citizens” fituan në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me rezultat bindës 4:0 ndaj Real Madridit.

Ishte një ndeshje e dominuar krejtësisht nga anglezët, që nuk i dhanë gjasa në asnjë moment kampionit në fuqi të Evropës.
Pas përfundimit të ndeshjes, Interi bëri një postim.
“Shihemi atje Manchester City”, shkroi Interi.

Kujtojmë se më 10 qershor në Stamboll, Interi do të përballet me Manchester Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve.

MARKETING