Interi “lan duart” me Champions, Bodo/Glimt eliminon zikaltërit
Interi nuk arrin të përmbysë rezultatin dhe eliminohet nga Champions League, pas një dështimi të papritur ndaj Bodo/Glimt. Takimi i parë në Norvegji përfundoi 3-1 në favor të norvegjezëve, ndërsa në Milano mysafirët fituan përsëri 2-1, duke siguruar kualifikimin historik.
Në pjesën e parë, zikaltërit ushtruan presion konstant, por nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. Në pjesën e dytë, Bodo/Glimt shënoi me Hauge dhe Evjen, duke vulosur kalimin tutje. Interi ngushtoi shifrat me golin e Bastonit, por kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e sfidës.
Ky eliminim zhgënjeu tifozët e Interit, të cilët tani duhet të përqendrohen te kampionati italian.
Ndërkohë, në sfidat e tjera të Play-Off-it të Champions League:
Newcastle pas triumfit 6-1 ndaj Qarabag, fitoi edhe takimin e dytë 3-2.
Leverkusen, pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Olympiacos, kalon tutje me barazim 0-0 në sfidën e dytë.

