Interi ka dy emra në mendje për portën në rast largimi të Sommer

Interi ka dy emra në mendje për portën në rast largimi të Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Inter e ka identifikuar portierin italian si një zëvendësues të mundshëm për Sommerin, me portierin e përfaqësueses zvicerane që është lidhur me një transferim jashtë Italisë.

Carnesecchi është përfolur për një kalim te disa klube këtë verë, përfshirë edhe gjigantët e Ligës Premier, Manchester United.

Inter është klubi më i fundit që shfaq interes, por do të ndërmarrë hapa konkretë vetëm nëse largohet Sommer.

Kontrata e Sommer me ‘Nerazzurrët’ skadon në vitin 2026, por Tuttosport sugjeron se në rast se vjen një ofertë e përshtatshme nga Galatasaray, ose nga klube të interesuara në Arabinë Saudite dhe Angli, klubi mund të bindet të ndahet me 36-vjeçarin.

Raporti gjithashtu përmend se ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, vazhdon të mbetet në orbitën e Interit.

MARKETING