Interi fiton edhe në Olimpiko kundër Lazios

Interi fiton edhe në Olimpiko kundër Lazios

Jo më kot quhen favoritët për fitimin e “Scudetto”-s, së Serie A. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur të kalojnë me sukses edhe supersfidën e mbrëmjes së së kësaj të diele, teksa në “Stadio Olimpico” mundën me rezultatin e pastër, 0 me 2, “shqiponjat” e Lazio, në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit italian të futbollit.
Nga një gol, në secilën pjesë, fillimisht nga kapiteni Lautaro Martinez, në minutën e 40’ e më pas nga “bomberi” francez, Marcus Thuram, në minutën e 66’-të të pjesës së dytë u mjaftoi djemve të teknikut Simone Inzaghi, për të siguruar 3 pikët.

Falë kësaj fitoreje, “Zikaltërit” e Milanos ngjiten në kuotën e 41 pikëve, duke filluar kështu shkëputjen nga Juventus i vendit të 2-të, teksa deri më tani numërojnë plot 4 pikë diferencë. Në krahun tjetër, skuadra e Lazio mbetet në vendin e 11-të të renditjtes, me vetëm 21 pikë, pas 16 javësh kampionat.

MARKETING