Interi e do për portën, Yan Sommer thyen heshtjen

Interi e do për portën, Yan Sommer thyen heshtjen

Yann Sommer ka qenë prej kohësh objektivi i parë i Interit për portën pas lamtumirës së André Onanës. Klubi zikaltër ka negociuar me Bayern Munichun për javë të tëra, duke u përpjekur të ulë pretendimet e kampionëve të Gjermanisë, për të lënë të lirë zviceranin.
Sommer ka një klauzolë prej 6 milionë euro, ndërsa italianët do të donin të bien dakord për ta gjetur një zgjidhe pagese me anë të kësteve. “Tashmë është diskutuar prej ditësh, të shohim se çfarë do të ndodhë. A jam larg Bayern Munich-ut? Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë komponentët e klubit” – Tha Sommer në intervistën pas miqësores ndaj Kawasaki Frontale.

MARKETING