Interi e “demolon” Comon dhe merr kreun e Serie A
Interi ka shënuar fitore të thellë në përballjen ndaj Comos, në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.
“Neurazzurët” triumfuan me rezultat të thellë 4-0, sfidë që e dominuan në të gjitha aspektet.
Pas vetëm 11 minutave lojë, Lautaro Martinez hapi serinë e golave pas asistimit të Luis Henriques.
Ndërsa, ishte Marcus Thuram që e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Acerbit (59’).
Hakan Çalhanoglu pastaj me një supergol u përkujdes për epilogun 3-0 (81’).
Ndërsa, pesë minuta më vonë Carlos Augusto pas asistimit të DiMacros e vulosi fitoren (86’).
Interi kësisoj bëhet lider në Serie A me 30 pikë, ndërsa Como bie në pozitën e gjashtë me 24 sosh.

