Interi dorëzohet në penallti, Bologna në finalen e Superkupës
Bologna ka bërë befasinë për ta mposhtur dhe njëkohësisht eliminuar Interin pas penalltive.
Epilogu përfundimtar i ndeshjes përfundoi me rezultat 1-1, megjithatë Bologna ishte më e saktë në penallti me rezultat 3-2, ku faktikisht u humbën pesë penallti.
Skuadra zikaltër kaloi e para në avantazh kur Alessandro Bastoni krosoi saktë në zonë, ndërsa Marcus Thuram u shkëput mirë nga mbrojtja dhe goditi ulët në mes të portës, duke e dërguar topin në rrjetë për rezultatin 0:1 (2’).
Bologna reagoi menjëherë dhe ishte pranë barazimit me Federico Bernardeschin, i cili mori një pasim preciz brenda zonës dhe goditi menjëherë, por Josep Martinez tregoi klas të lartë duke bërë një pritje spektakolare dhe duke e devijuar topin mbi traversë.
Presioni i vendasve u shpërblye më pas, kur Riccardo Orsolini realizoi një gol të bukur, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës, përtej mundësive të Martinezit nga penalltia (35’), duke rikthyer baraspeshën dhe ndezur atmosferën në stadium.
Interi pati një mundësi të artë nga goditja e këndit, por Stefan de Vrij, pasi u shkëput nga mbrojtja dhe u hodh saktë, dërgoi goditjen e kokës ngushtë jashtë shtyllës së djathtë.
Bologna vazhdoi të kërkonte golin e avantazhit, me Giovanni Fabbian që përfitoi nga një top i kthyer brenda zonës, por sërish Josep Martinez reagoi në mënyrë refleksive, duke mbajtur Interin në lojë me një pritje tjetër vendimtare.
Kësisoj, ndeshja shkoi në penallti, aty ku Bologna u tregua më e saktë për ta eliminuar Interin dhe njëkohësisht siguroi avancimin në finale.
Bastoni, Barella dhe Bonny dështuan për “Neurazzurët” nga 11-metërshi, duke i dërguar në shtëpi. Në finale, Bologna do të përballet me Napolin, skuadër kjo që e eliminoi AC Milanin të enjten mbrëma.

