Interi barazon në shtëpi përballë Lazios

Interi barazon në shtëpi përballë Lazios

Interi ka barazuar 1-1 në shtëpi përballë Lazio në kuadër të xhiros së parafundit (37) në Serie A.
Pas vetëm katër minutash, skuadra mysafire shënoi me anë të Castellanos, por që VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Mirëpo, në minutën e 32-të, Lazio shënoi golin e epërsisë nëpërmjet Daichi Kamadas, që u asistua nga Rovella.
Në pjesën e dytë, kampioni në fuqi ishte më kërkues dhe shënoi golin e barazimit.

Ishte Denzel Dumfries, ai që realizoi për 1-1 në minutën e 88-të me një asistim nga Alexis Sanchez.
Interi tashmë i shpallur kampion nuk e kishte presionin e fitores, duke arritur megjithatë të merrte një pikë.

Interi ka grumbulluar 93 pikë, ndërsa sezonin e mbyll me duelin ndaj Veronas, ndërsa Lazio ka siguruar vendin për në Ligën e Evropës.

MARKETING