Inter zgjidh dilemat për trajnerin e ri, gati firma

Inter zgjidh dilemat për trajnerin e ri, gati firma

Cristian Chivu po përgatitet të bëhet trajneri i ri i Interit. Tekniku rumun, 44 vjeç, do të zëvendësojë Simone Inzaghi-n, i cili u zyrtarizua në stolin e Al-Hilal në Arabinë Saudite.
Misioni i Piero Ausilio-s në Londër për të rrëmbyer spanjollin Cesc Fabregas nga Como nuk pati sukses, kështu që drejtori sportiv u kthye në Milano, ku mbrëmë u takua me Chivu-n dhe agjentin e tij Pietro Chiodi.
Një takim i ri është planifikuar sot, teksa mediat shkruajnë se bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare, të vlefshme deri në qershor 2027, me një pagë prej rreth 2.5 milionë eurosh neto në sezon plus bonuse.

MARKETING

Presidenti Marotta mbërriti në zyrë rreth orës 9:30, gjysmë ore më vonë iu bashkua Chivu dhe më pas edhe drejtori sportiv Ausilio. Pritet zyrtarizimi.

MARKETING