Inter, në gjysmëfinale të Kupës/ Chivu: I lumtur për kualifikimin
Interi arriti të mposhtë Torinon dhe ‘fluturon’ në gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Padyshim që trajneri Cristian Chivu është i kënaqur pasi skuadra e tij e arriti objektivin.
‘Një notë Interit? Nuk vë nota sepse nuk jam gazetar dhe nuk luaj ‘football fantasy’-tha Chivu-jam i kënaqur me paraqitjen; dhamë energjitë e duhura. Është normale që vuan pak në fund sepse kundërshtari nxjerr të gjithë krenarinë e tij. Jam i lumtur për kalimin e raundit’
Një kualifikim i arritur edhe duke bërë një rotacion të gjerë me trajnerin rumun që tregoi se iu beson futbollistëve të tij.
‘U lanë në shtëpi futbollistë të rëndësishëm? E dimë me kë kemi të bëjmë-shtoi Chivu-e dimë punën që kemi bërë në muajt e fundit. Në këto ndeshje duhen këmbë dhe energji; zgjedhjet u bënë se kush kishte më shumë dhe janë zgjedhje të bëra duke parë ndeshjet e zhvilluara deri tani dhe të atyre që do të duhen të luhen deri në fund të shkurtit. Pastaj, dua t’i komplimentin Cocchi dhe Kamate, por në përgjithësi komplimentoj Stefano Vecchi dhe të gjithë ata që kanë punuar me U23. Edhe ne na treguan se janë të dobishëm’
Dhe në fund Chivu foli për merkaton e transferimeve që sapo u mbyll me Interin që nuk bëri asnjë përforcim me rumunin që gjithsesi nuk kërkon alibi
‘Një trajner dhe një skuadër gjithnjë mund të përmirësohen pavarësisht lëvizjeve në merkato të bëra ose jo-tha Chivu-Flitet shpesh për atë që na duhet, por kemi një grup të vlefshëm, një klub të tentoi deri në fund të bëjë atë që kërkuam. Për fat të keq, merkato eshtë gjithnjë bastarde. Kemi një grup me 23 futbollistë si dhe lojtarët e U23 që na ndihmojnë. Tani duam të vazhdojmë punën deri në fund të sezonit. Duam të jemi kompetitivë dhe t’i japim vazhdimësi punës së mirë që Interi po bën prej disa vitesh’.

