Inter fitoi edhe te Cremonese, përforcohet pozita e parë

Inter fitoi edhe te Cremonese, përforcohet pozita e parë

Interi shënoi edhe një fitore kampionale.

Këtë herë lideri i Serie A-së, mposhti në udhëtim Cremonesen me rezultat 0-2, për ta përforcuar edhe njëherë tjetër pozitën e parë me +8 pikë nga Milan, që ndeshjen e vet e luan të martën te Bologna, ndërsa +9 nga kampioni aktual Napoli.

Gjithçka u mbyll në pjesën e parë kur Lautaro Martinez dhe Piotr Zielinski, realizuan dy golat e fitores, pasi vendasit nuk ia dolën asnjëherë të ktheheshin në lojë.

Rastin më të mirë për Cremonesen e pati Alessio Zerbin i cili tetë minuta para fundit e qëlloi shtyllën.

Në xhiron e ardhshme Interi luan në udhëtim te Sassuolo, kurse Cremonese i shkon Atalantas.

MARKETING