Inter bind ndaj Salzburg, fiton edhe Bayerni

Inter bind ndaj Salzburg, fiton edhe Bayerni

Inter merr një fitore të rëndësishme në takimin e tretë të fazës së grupeve të Champions League dhe atë e bën ndaj Salzburg, të cilin e mundi me rezultatin 2-1.

Kjo sfidë ishte shumë e luftuar, me vendasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 19’ me Sanchez, i cili gjeti golin e parë që pas rikthimit te Inter.

Sfida vazhdoi me rezultatin 1-0 deri në minutën e 57’, kur Gloukh barazoi për ekipin e Salzburg.

Megjithatë, Interi fitoi penallti që u ekzekutua më së miri nga Calhanoglu në minutën e 64’, duke vulosur këtë takim.

Pas raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League, Inter kryeson Grupin D me shtatë pikë, teksa Salzburg renditet në vend të tretë me tre pikë.

Bayern Munich vazhdon me ecurinë pozitive dhe merr fitoren e tretë në fazën e grupeve të Champions League dhe atë e bën në transfertë ndaj Galatasaray-t, me klubin turk që pëson disfatën e parë.

Ishin bavarezët ata që zhbllokuan sfidën, me Coman që shënoi në minutën e 8’. Megjithatë në minutën e 30’, pasi fitoi penallti, Icardi shënoi nga pika e bardhë dhe u dha barazimin vendasve.

Takimi vazhdoi me barazimin 1-1 deri në minutën e 73’, kur Kane i asistuar nga Musiala riktheu Bayern-in në avantazh.

Vetëm gjashtë minuta më pas ishte Musiala ai i cili gjeti rrugën drejt rrjetës pas një asisti të Kane, duke vulosur këtë takim.

Pas raundit të tretë të fazës së grupeve të Champions League, Bayern Munich kryeson me nëntë pikë grupin A, teksa Galatasaray renditet në vend të dytë me katër pikë.

MARKETING