Inter bën detyrën, fiton me “poker” në shtëpi ndaj Salernitana-s

Inter bën detyrën, fiton me “poker” në shtëpi ndaj Salernitana-s

Interi duket i papërmbajtshëm në kampionat. Skuadra e Inzagit mposhti mbrëmjen e sotme Salernitanën me rezultatin 4-0, duke “vrarë” kështu garën për titull, teksa tashmë diferenca me ndjekësit më të afërt të Juventusit është thelluar në plot 10 pikë.

Golat e Turam, Lautaro Martinez, Dumfirs dhe Arnautoviç, vendosën sfidën e sotme, një duel i dominuar totalisht nga zikaltrit.  

Ky ishte suksesi i 20-të në 24 ndeshje për Interin, që duket se nuk ka rivalë. Vlen të theksohet fakti se në përballjen e sotme pati minuta edhe për Kristjan Asllanin i cili u aktivizua në vend të Çalhanoglusë në minutën e 67-të, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sfidën e radhës Interi e luan ndaj Leçes së Ramadanit më 25 shkurt.  

 

MARKETING