Inteligjenca britanike: Rusët nuk kanë arritur ta degradojnë sistemin energjetik të Ukrainës

Inteligjenca britanike: Rusët nuk kanë arritur ta degradojnë sistemin energjetik të Ukrainës

Një fushatë e Rusisë për të “degraduar rëndë” sistemin energjetik të Ukrainës gjatë dimrit “ka shumë mundësi të ketë dështuar”, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria njoftoi se rusët kanë kryer sulme me rreze të gjatë që nga tetori i vitit të kaluar, por sulmet në shkallë të gjerë kanë qenë të rralla që nga muaji mars.

Ndërkohë që sulmet në shkallë më të vogël po vazhdojnë, ato ka të ngjarë “të kenë shumë më pak ndikim” në sistemin e unifikuar të energjisë të Ukrainës (UES), tha ministria.

Parashikohet se situata energjetike e Ukrainës do të përmirësohet me ngrohjen e motit gjatë ditëve në vijim.

“Planifikimi dhe përgatitjet për dimrin e ardhshëm ka të ngjarë të kenë filluar tashmë”, shtoi MM.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

MARKETING