Instituti Arbën Xhaferi: Rajonet ku jetojnë shqiptarët në RMV me më së paku mundësi punësimi

Instituti Arbën Xhaferi: Rajonet ku jetojnë shqiptarët në RMV me më së paku mundësi punësimi

Rajonet shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë dukshëm më prapa sa i përket vendeve aktive në nivel të shtetit. Kjo pasqyrë është shpërfaqur edhe një herë në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku janë analizuar vendet aktive të punës dhe ato të lira për tremujorin e katërt të vitit 2022. Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi”, ku është konstatuar se krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë. Rajoni ku përfshihet Tetova dhe Gostivari renditet kësht pas Rajonit Verilindor me 1.242 vende pune dhe atij Jugperëndimor me 1.614.
Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345 vende pune.

 INSTITUTI PËR POLITIKA PUBLIKE “ARBËN XHAFERI”

“Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%”

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi vlerëson se politikat qeveritare që kanë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese në baza rajonale dhe kombëtare. Kjo është e dukshme sa u përket investime kapitale, transfereve drejt nivelit lokal, orientimit të investimeve të huaja direkte apo edhe fondeve për invocacion. Përderisa nuk ka një ndërrim kahje nga lart, krijimi i vendeve të reja të punës në rajonet ku jetojnë shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë mbrapa krahasuar me rajonet tjera të vendit, vlerëson Insituti. Theksohet se shqiptarët, të cilët përbëjnë 2/3 e popullatës tanimë të larguar nga vendi, do të vazhdojnë të largohen në masë drejt perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

MARKETING