Institucionet në RMV po deshqiptarizohen! Lloga: Faleminderit Albin Kurti dhe VLEN

Institucionet në RMV po deshqiptarizohen! Lloga: Faleminderit Albin Kurti dhe VLEN

Pas ndryshimeve që janë bërë në Agjencinë e Inteligjencës, ku është shkarkuar drejtori i deritanishëm Erolld Musli, dhe janë emëruar vetëm maqedonas në këto pozicione, ka reaguar ish ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.
Ai ka falënderuar, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe VLEN-in që, sic ka shkruar ai, po japin kontribut maksimal në deshqiptarizimin e institucioneve në Maqedoninë e Veriut.
“1. Gabriela Jakovleva është drejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
2. Ivana Stojanovska është zëvendësdrejtoresha e re e Agjencisë së Inteligjencës.
Urime vLEN-it dhe faleminderim publik Albin Kurtit që japin kontribut maksimal në DEshqiptarizimin e institucioneve në RMV”, ka shkruar Lloga në facebook.

MARKETING