Instagram përgatit konkurrentin e Twitter për lansim gjatë verës

Instagram përgatit konkurrentin e Twitter për lansim gjatë verës

Instagram, platformë e cila është nën pronësinë e Meta, planifikon që të lansojë një aplikacion të bazuar në tekst i cili do të konkurrojë me Twitter.

Sipas një raporti të Bloomberg, që citon persona në njohuri me çështjen, aplikacioni në fjalë mund të debutojë në qershor.

Sipas këtij raporti, Meta është duke e testuar produktin me disa “influencerë” dhe kreatorë, transmeton Telegrafi.

Reuters shkruan se ka bërë një kërkesë për një koment nga gjiganti amerikan i teknologjisë, por se akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Meta ka kontaktuar agjencitë e talenteve e gjithashtu edhe persona të famshëm për të vlerësuar interesin e tyre për të provuar një version të hershëm të aplikacionit, i cili do të integrohet me Instagram, tha Alex Heath, një reporter në The Verge.
“Aplikacioni i decentralizuar është ndërtuar duke u mbështetur në Instagram, por do të jetë i përshtatshëm edhe me disa aplikacione të tjera si Mastodon”, sipas një buletini nga Lia Haberman, e cila është profesoreshë e marketingut social dhe marketingut ndikues në kolegjin UCLA në Kaliforni. /Telegrafi/

MARKETING