Inflacioni në Amerikë bie nën 5 për qind, për herë të parë në dy vjet

Inflacioni në Amerikë bie nën 5 për qind, për herë të parë në dy vjet

Çmimi i qumështit, biletave të fluturimit dhe veturave të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin e fundit ka pësuar rënie. Kjo ka ndihmuar që shkalla e inflacionit të shkojë në pikën më të ulët në dy vjetët e fundit, raporton BBC.

Norma e inflacionit është regjistruar prej 4.9 përqind për 12 muaj, gjatë prillit, kanë treguar të dhënat zyrtare. Kjo ka qenë për 5 përqind më pak sesa në mars dhe shënon rënien për muajin e dhjetë me radhë.

Kjo rënie vjen pasi që Banka Qendrore e ShBA-së ka rritur dukshëm normat e interesit si përpjekje për ta kontrolluar ngritjen e çmimeve.

MARKETING